Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit në ambientet e jashtme të Kuvendit ka bërë bashkë sot qeverinë dhe opozitën, ku në sy binte dhe rikthimi në skenën politike, i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Shumë kohë pasi ajo është pozicionuar si një nga kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës, ajo do të ketë sot një përballje me kreun e PD-së dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nuk dihet nëse Topalli do të ketë një deklaratë të saj për mediat, apo do të preferojë që të shmangë çdo reagim, që do të ndryshonte qëllimin e vizitës së saj.
Nga fotot e LSA shihen disa momente interesante, kur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.
(E.K/FAXWEB.AL)