Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik nëj një deklaratë për mediat foli në lidhje me masat për parandalimin e koronavisurit në vend, në një moment kur në Italinë fqinje janë shënuar mbi 200 të prekur dhe 7 të vdekur nga ky virus.
Tomini deklaroi se nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me koronavirus në vend, ndërkohë që shtoi se janë marrë të gjitha masat në pikat kufitare.
Tomini po ashtu deklaroi se jemi me një intensitet të lartë të prezencës së infeksioneve respiratore, por ka një shpërndarje gjeografike, ndërkohë që shtoi se ka viroza do të ketë një tendencë ulje për shkak të rritjes së temperaturave.
“Rekomandojmë se kush ka pasur udhëtim, të njoftojnë numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura në momentine duhur. Është e rëndësihëm për të gjithë qytetarët që të marrin masat higjienike sanitare.
Nuk rekomandohet përdorimi i maskës në rastet kur jeni të sëmurë. Të gjitha maskat higjeno-sanitare i përkasin hallkave të sistemi nervor. Të gjitha rastet që kanë udhëtuar nga Kina janë monitoruar nga ana jonë. Çdo udhëtar i ardhur nga Italia monitrohet dhe vlerësohet në bazë të të gjitha masave. Udhëtarët që janë evdidentuar kanë marrë rekomanimin e vetëkarantimit.
Ju garantojmë që masat e rrepta, janë masa që po ndiqen me intensitet. Jemi me një intensitet të lartë të prezencës të infeksioneve respiratore, por me një shpërndarje gjeografike.
Është një infeksion respiratorë që transmetohet nëpërmjet spërklave. Edhe kjo virozë do të ketë një tendecë në ulje për shkak dhe të rritjes së temperaturave. 8 persona kanë dalë negativ. Aktualisht që flasim nuk kemi raste të dyshuara.”- u shpreh Tomini.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post