Disa zona të Tiranës kanë ngelur pa energji elektrike gjatë natës së djeshme. Për këtë asnjë nuk u dha asnjë shpjegim se përse kishte ndodhur ky problem në këtë ditë të ftohtë dimri. Të shumtë janë qytetarët që u ankuhan për heqjen e dritave në këto ditë të acarta, për me tëpër me orë të tëra shkruan Jeta Osh Qejf.
Ata kanë shpërthyer në mallkime ndaj qeverisë, shtetit e OSHEE-së e cila as nuk hap telefonin për t’ju dhënë një përgjigje apo një shpjegim këtyre qytetarëve që kanë kaluar natën në errësirë. Disa shprehen se kanë ftohtë dhe nuk i zë gjumi, të tjerë thonë se kanë fëmijët e sëmurë dhe nuk dinë si t’ia bëjnë, por ka edhe nga ata që janë me foshnjë disa ditësh e nuk kanë mundësi as t’i ngrohin qumështin apo t’i ndërrojnë pelenat.
Ja disa prej ankesave të qytetarëve:
“Jemi një lagje këtu në Kombinat, te rruga e qelqit, kemi që në orën 12 pa drita. S’po flemë rehat nga i ftohti. Mirë ne, po fëmija i vogël që kemi në shtëpi si tja bëjë. Ju vraftë zoti o shtet I qelbur që e kalbër këtë popull. Si të jemi në mesjetë akoma”.
“Zona e Astirit gjithë natën pa drita nga ora 21 deri më tani ska drita. Mirëmëngjes, në zonën e Astrit akoma nuk kanë ardhur dritat. Kanë ikur gjatë natës dhe linja 20 kv akoma nuk ka. Po shikoj lajmet mos jepete ndonjë koment apo shfajësim. A mund të na thorë OSHEE-ja si mund ta përballojë fëmija e sëmurë këtë???”.
“Këto janë numrat e OSHEE-së . Shiko sa herë i kam rënë dhe nuk përgjigjet asnjë. Nuk të jep kush përgjigje pse nuk kemi drita. Nuk do tja dijë kush se kemi hall, a ke fëmjë të vogël, a ke të sëmurë. Ky është shërbimi që marrim nga shteti”. (J.V/Shuplaka)