23:50 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ju ka humbur motivi? Disa këshilla si ta rifitoni sërish

08:15 | 05/08/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ju ka humbur motivi? Disa këshilla si ta rifitoni sërish

Jo pak herë retë në mendjet tona shtohen dhe duket sikur kemi humbur motivimin. Pyetja e madhe: Si mund të motivohemi sërish, kur ndodh kjo?

Më poshtë ka disa këshilla të shpejta për t’u motivuar sërish, sidomos kur kaloni mespërmes vështirësive të jetës. Në fund të fundit, ndonjëherë jeta nuk është një kosh me luleshtrydhe.

Riktheju qëllimit tënd fillestar

Kur nisët përpjekjet tuaja për të arritur ëndrrat, ju kishit një ëndërr dhe një objektiv në mendje, por duke qenë se je i lodhur dhe ke punuar kaq shumë, në një farë mënyre, diku gjatë rrugës humbe kontaktin me qëllimin tënd fillestar. Mund të kesh humbur shkëndijën, shkëlqimin, entuziasmin. Lodhja ia bën këtë gjë kujtdo. Merr pak kohë dhe rishiko objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, për t’i kujtuar vetes përse po punon kaq shumë. Kjo mund të të ndihmojë të rindezësh pasionin që kishe në fillim, dhe do të të kujtojë ngazëllimin me të cilin e nise. Gjithmonë kam menduar se një prej mënyrave për të qenë më pasionant, është që të sigurohesh që pasioni yt është i lidhur me objektivin tënd.

  1. Mos harro se motivimi është një proces, dhe jo një ngjarje

Shumë njerëz mendojnë gabimisht se motivimi është një ngjarje. Ata mendojnë se thjeshtë duke dëgjuar një program motivues në radio, ose duke lexuar një libër, mjafton për t’i bërë të motivuar dhe qëndruar të motivuar. Nuk besoj se kjo është e vërtetë, ashtu si nuk besoj se mund ta ruash peshën duke ngrënë në mënyrën e duhur vetëm një ditë. Që të jesh i motivuar, duhet të përqëndrohesh përditë në atë që duhet të bësh për të qëndruar i motivuar. Përgjigja e gjithësekujt është e ndryshme, por duhet të kuptosh se duhet të investosh kohë dhe energji për të vazhduar të ushqesh mendjen dhe shpirtin me idetë dhe mendimet motivuese.

  1. Fol me një mik të besuar

Ndonjëherë, kur ke humbur motivimin është ide e mirë të hash një mëngjes apo një drekë me një mik të mirë dhe të kërkosh mendimin e tij, dhe këshillat. Dikush që është jashtë jetës tënde të përditshme mund të të japë këshilla më objektive, ose ndoshta dikush të duhet për të të dhënë një shtytje, një bisedë motivuese, dikush që buzëqesh e të thotë “se mund ta bësh këtë”. Por kujdes; sigurohu që miku i besuar është optimist dhe jo pesimist, dhe një person inkurajues, dhe jo dikush që të thotë sa qesharake janë idetë e tua.

  1. Kërko karburantin tënd motivues

Cfarë është ky? Duhet ta vendosësh vetë. Eshtë karburanti që të vë në lëvizje. Pyet veten – cilat janë aktivitetet që mund të bësh së afërmi dhe që mund të të bëjnë të ngrihesh dhe të motivohesh? Mund të shohësh një film motivues, mund të jetë një shëtitje në lartësi, mund të jetë leximi i një libri motivues, që s’e ke lexuar prej vitesh. Mund të jetë puna në kopsht, apo piktura. Shihni video frymëzuese dhe motivuese në YouTube dhe shihni disa cdo ditë. Bëj një listë të gjërave që mund të bësh këtë javë për të të bërë të rrisësh nivelin e motivimit, energjinë dhe entuziasmin.

  1. Provo dicka të re

Ndonjëherë njerëzit nuk janë të motivuar, sepse janë mpirë në rutinën e tyre të përditshme. Kështu që nëse dëshiron të rrisësh nivelin e motivimit, redukto nivelin e stanjacionit duke provuar një gjë të re. Për shembull le të themi që gjithmonë ke dashur të hysh në ligën e basketbollit – atëherë shko dhe luaj një ditë. Thjeshtë akti i të provuarit të dickaje të re do të të stimulojë mendimin dhe do të kënaqesh ndoshta duke takuar njerëz të rinj. Kjo do të të japë ndryshimin aq të nevojshëm të peisazhit. Kështu që sot mendo dicka që nuk e ke bërë asnjëherë dhe gjithmonë ke dashur ta bësh dhe gjej cilat duhet të jenë hapat e radhës, për ta bërë të ndodhë.

 

Pas

Trajneri i Partizanit: Si i shpëtova varësisë së kokainës, lojtarët nuk i kontrolloj se sa herë shkojnë me gratë e tyre

Para

Shënoi golin e jetës, Bare: Do jap kountributin tim qoftë edhe te Atletiko B, nga Kombëtarja s’më ka uruar askush përveç miqve

Para
Shënoi golin e jetës, Bare: Do jap kountributin tim qoftë edhe te Atletiko B, nga Kombëtarja s’më ka uruar askush përveç miqve

Shënoi golin e jetës, Bare: Do jap kountributin tim qoftë edhe te Atletiko B, nga Kombëtarja s'më ka uruar askush përveç miqve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.