10:58 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ju ka lodhur trafiku rrugor në Tiranë? Veliaj tregon se kur do hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri

11:26 | 29/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ju ka lodhur trafiku rrugor në Tiranë? Veliaj tregon se kur do hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se kur do të hapet segmenti  i parë i Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Gjatë inspektimit të fazës së fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, ai u shpreh se segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat.

“Kemi ecur shumë me punimet në Bulevardin e Ri, duhen edhe pak javë derisa të hapet parkingu i madh nëntokësor. Duke filluar nga maji, do të hapim për përdorimrreth 400-500 metrat e para të Bulevardit, për të siguruar edhe hyrjen në parkim për ata që kanë punë në zonën e  ish Stacionit të Trenit”, tha Veliaj.

Ai bëri me dije se janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme për ndriçimin, për gjelbërimin në të dy krahët e segmentit, duke theksuar se “Bulevardi i Ri do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të ecin me makina, si dhe kalimtarët apo edhe ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Bulevardi i RiErion Veliaj
Pas

“S’më zuri gjumi për dy javë rresht”, Monika Kryemadhi tregon kur Ilir Meta i dhuroi buqetën e vetme me trëndafila

Para

Rrëfehet Klea Huta, tregon se është një gaforre e vërtetë: “Mos u lodh kot, ç’u hyn halleve?” (VIDEO)

Para
Rrëfehet Klea Huta, tregon se është një gaforre e vërtetë: “Mos u lodh kot, ç’u hyn halleve?” (VIDEO)

Rrëfehet Klea Huta, tregon se është një gaforre e vërtetë: “Mos u lodh kot, ç’u hyn halleve?” (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

I jep me qira makinën 41-vjeçarit, por nuk ia kthen më. Shpallet në kërkim burri, punohet për…

Shkodër/Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër)

Avioni luftarak F-35 i Marinës Amerikane rrëzohet pranë Bazës Ajrore Lemoore, piloti i mbijeton për mrekulli përplasjes!

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane: Përcaktimi i listës për vendet e sigurta duhet të vlerësohet nga gjykata

Bonusi i bebes, Rama: 237 mijë fëmijë kanë përfituar që nga janari 2019

“Më duket e neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Aksidenti i rëndë në Skënderaj të Kosovës, vdes një fëmijë

Kili, tërmeti shemb boshtin e minierës së bakrit, një i vdekur dhe pesë të bllokuar

Vizitë makth në akuariumin e Teksasit, Oktapodi gjigant sulmon një 6-vjeçar

Lirohet nga masa e arrestit kryetari i Bashkisë së Tropojës Rexh Byberi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.