16:26 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ju kemi nën vëzhgim të fortë”, Vasili paralajmëron policinë: Mos guxoni të provokoni!

17:12 | 13/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ju kemi nën vëzhgim të fortë”, Vasili paralajmëron policinë: Mos guxoni të provokoni!

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ku ka folur rreth protestës së paralajmëruar për tu mbajtur më 16 shkurt.

Ai u shpreh se bllokimi i rrugëve nuk përbën pengesë për protestën dhe se qytetarët shqiptarë do të jenë të gjithë në shesh për të drejtat e tyre. Vasili u shpreh se arsyet për protestë janë nga më të ndryshmet, ndërsa shtoi se qytetarët po largohen nga vendi për shkak të kësaj keqqeverisjeje.

“Jo polic, po asnjë nga këta që kanë vendosur këta në krye, nuk do të mund t’o ndalojë ata që kanë marrë vendimin për të ardhur në protestë”, – tha Vasili, ndërsa paralajmëroi policinë që të mos provokojë qytetarët.

“E kemi nën vëzhgim shumë të fortë dhe të kujdeshëm të plotë policinë për sjelljen e saj dhe të drejtuesve të saj në raport me protestën. Ai që do të prishë protestën është vetëm Edi Rama dhe policia e tij. Por i zugjeroj policisë nga studiot e Fax News-it të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim”, theksoi Vasili.

Vasili u ndal edhe tek videoskandali i publikuar nga mediet, ku tha se protesta bëhet edhe për të kthyer policinë në shërbim të qytetarëve, e jo që të pengojë qytetarët për të denoncuar, apo protestuar.

I pyetur se “sa mundësi ka që qeveria tranzitore të jetë rezultat i kësaj proteste?”, Vasili u shpreh:

“Nuk është problemi se sa mundësi ka. Këtu bëhet fjalë për thellimin e varfërisë. Mijëra biznese të vogla janë të dëmtuara nga taksat e padrejta. Për studentët nuk ka nevojë që të flasim, sepse ajo ësthë parë. Po ashtu për policët për të cilët nuk ka shpërblim as për orët shtesë. Kemi vjedhjen haptazi me projektin e Unazës së Re. Marrim vesh se tjetër konstatojmë lidhur me vendimin e dividentit, i cili na del me fuqi prapavepruese.

Qytetarët po largohen, pasi shteti po përzë me politikat e saj”.

Më tej Vasili u pyet nëse djegia e mandateve është një opsion kundër qeverisë, ndërsa tha se ky opsion është diskutuar, por sipas tij janë qytetarë ata që e vendosin.

“Ka qenë një opsion që është diskutuar nga ne, dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim nëse do e diskutonte populli. Por është kaq e vogël nga protesta popullore. Janë mijëra qytetarë që do të dalin në shesh. Ne do t’i bindemi vullntetit të tij”, – tha Vasili.

Pas

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

Para

Skandali në Gruemirë, familjarët e policit Bajrakurti ngujohen në shtëpi. Banorët frikë të flasin

Para
Të tjera filmime për inspektorin Bajrakurti: Kërcënoi dhjetra gra, monstra i regjistronte dhe…(Foto)

Skandali në Gruemirë, familjarët e policit Bajrakurti ngujohen në shtëpi. Banorët frikë të flasin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.