14:09 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“ Ju lutem më ndihmoni, burri kërkon të më vrasë”, reagon policia e shtetit pas letrës së gruas nga Fushë Kruja

23:43 | 01/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“ Ju lutem më ndihmoni, burri kërkon të më vrasë”, reagon policia e shtetit pas letrës së gruas nga Fushë Kruja

Policia e shtetit ka reaguar pas denencimit të një gruaje nga Fushë Kruja e cila kërkoi ndihmë për shkak se burri i saj kërkonte ta vriste.

Policia es htetit njofton se ka administruar kallëzimin e shtetases Merita Brama(Doçi) dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar.

REAGIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit ka administruar kallëzimin e shtetases M.D. dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar.

Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.

Këto operacione nuk do të ndalin deri në kapjen e tij. Por duke përfituar nga rasti i kësaj deklarate për media, u bëjmë thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi.

Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi të telefonojnë falas në 129.

Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi.

Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje.

LETRA E GRUAS QË KËRKOI NDIHMË:

Nisma përshëndetje. Quhem Merita Brama dhe dua ti bëj nëpërmjet jush një apel gjithë strukturave të shtetit dhe shoqërise sepse jam e rrezikuar për jetën, unë dhe fëmijët e mi.

Unë jam ndarë nga im shoq në maj sepse ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta duroja më. Mbas vitesh dhune e vendosa dhe u largova me fëmijët. Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë. Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda ti shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallzimin por ju desh 1 muaj e gjysëm që ta shpallnin personin në kërkim. Ndërkohë ai fshihet te të afërmit e tij dhe me con kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua dhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildesi që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë. Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgje. Askush nuk na i vë veshin dhe ndaj ju drejtuam ju që ndoshta duke e bërë publike, shumë njerëz solidarizohen dhe shteti reagon e na mbron. Ky në foto është ish burri im, Agim Isuf Doçi, njeriu që do të na vrasë. I cili eshtë betuar se nëse nuk na vret, nuk gjen paqe.
Ju lutem na ndihmoni!

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: merita brami
Pas

Dasma e Besit dhe Xhensilës, çfarë kishin veshur VIPAT (FOTOT)

Para

Ish-drejtori i Tatimeve: Për të bashkuar Tatimet dhe Doganat duhet revolucion fiskal

Para
Ish-drejtori i Tatimeve: Për të bashkuar Tatimet dhe Doganat duhet revolucion fiskal

Ish-drejtori i Tatimeve: Për të bashkuar Tatimet dhe Doganat duhet revolucion fiskal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Oficerë të BKH-së në burgun e Durrësit! Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku firmos aktet në praninë e një prej avokatëve

”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Ja kush e merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Lahon! Ja për çfarë akuzohet “Rrumi i Shijakut”

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Ursula von der Leyen: BE dhe Japonia do të bashkëpunojnë kundër praktikave të padrejta tregtare

Denoncimi i Sali Berishës për votën e diasporës në Itali: Në 50 përqind të rasteve fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! U ‘mbytën’ në Adriatik

Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, plagoset një çift bashkëshortësh

Samiti BE-Kinë, tensione, përplasje dhe pritshmëri të ulëta nga takimi i nivelit të lartë

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.