Gjatë një ndeshje të raundit të dytë të turneut të dytë të grand slemit në Ëimbledon, Tenistja amerikane Bethanie Mattek-Sands është dëmtuar gjatë pikës së fundit të “tie break” në setin e dytë, në ndeshjen me rumunen Sorana Cirstea.
Dëmtimi ka qenë mjaft i rëndë dhe tenistja fillon të ulërijë në fushë duke kërkuar ndihmë për shkak të dhimjeve të forta.
“Ndihmë, ju lutem më ndihmoni”, kanë qenë fjalët e tenistes që pësoi dëmtimin ee rëndë.
Kundërshtarja e saj në fushë, ishte e para që iu afrua duke u tronditur me dëmtimin e saj. Më pas asai i erdhi në ndihmë stafi mjekësor. (B.H/Shuplaka)