18:57 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ju lutem, mos fitoni më”, Klopp i përgjigjet letrës së 10-vjeçarit: Një gjë mund ta them me siguri

16:04 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ju lutem, mos fitoni më”, Klopp i përgjigjet letrës së 10-vjeçarit: Një gjë mund ta them me siguri

Liverpooli duket i pandalshëm këtë sezon në Premier League, teksa po ecën me hapa të sigurta drejt titullit kampion që mungon prej shumë vitesh.

Një tifoz 10-vjeçar i Manchester United, duket se është lodhur nga ecuria fantastike e Liverpoolit dhe ka vendosur t’i shkruajë, trajnerit Jurgen Klopp, duke i iu lutur të mos fitojë më.

“I dashur Jurgen Klopp. Unë quhem Daragh. Jam 10 vjeç. Shkoj në shkollën Glensuilli N.S në Donegal. Bëj tifo për Manchester United dhe arsyeja që po të shkruaj është për t’u ankuar. Liverpooli po fiton shumë ndeshje. Nëse fitoni edhe 9 të tjera, atëherë do të bëheni skuadra me rekordin më të gjatë të pathyeshmërisë në futbollin anglez. Kjo është shumë e trishtë për një tifoz të United. Kështu që herën tjetër, të lutem bëje Liverpoolin që të humbasë. Thjesht lejo ekipin tjetër të shënojë. Shpresoj të të kem bindur që të mos e fitosh kampionatin apo ndeshjet e tjera. Sinqerisht i juaji, Daragh”, shkruan Daragh Curley.

Por, ai mbeti i çuditur kur mori një përgjigje zyrtare nga Klopp, i cili pavarësisht se e refuzonte me mirësjellje kërkesën e tij, i dha djaloshit disa këshilla:.

“Fatkeqësisht, në këtë rast unë nuk mund ta plotësoj kërkesën tuaj, jo me dëshirën time. Aq sa ju doni që Liverpooli të humbasë, është detyra ime që të bëj gjithçka mundem për ta ndihmuar Liverpoolin të fitojë sepse ka miliona njerëz në botë që duan që kjo të ndodhë dhe unë nuk dua t’i zhgënjej ata. Një gjë që mund ta them me siguri që nuk do të ndryshojë është pasioni yt për futbollin dhe klubin tënd. United është me fat që të ka ty. Edhe pse klubet tona janë rivale të mëdha, ne gjithashtu kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Për këtë është futbolli”, shkruhet në letrën që Klopp i ka kthyer djalit.

Pas

“Edi Rama është non-grata në Universitet”, studentja komenton incidentin e djeshëm: Së shpejti jemi në rrugë

Para

Skandali/Kryeparlamentarja Osmani tregon çfarë mund të ketë ndodhur me njohjen e Xhamajkës

Para
Vjosa Osmani: Njerëz të panjohur më hynë në oborr, më frikësuan fëmijët

Skandali/Kryeparlamentarja Osmani tregon çfarë mund të ketë ndodhur me njohjen e Xhamajkës

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.