Mes debateve të shumta për Teatrin Kombëtar, ndër të tjerë edhe aktori Robert Ndrenika ka rënë dakord për ndërtimin e një teatri të ri.
Pas reagimit të tij të parë pak kohë më parë, ku aktori përshëndeti marrëveshjen me Veliajn nga Facebook, duke e quajtur “fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor”, aktori i madh shqiptar ka vendosur sërish që përmes profilit të tij në këtë rrjet social të jap reagimin e tij në lidhje me këtë çështje.
Kështu ai ka pasur një përgjigje dhe për mediat dhe kritikët.
Postimi i plotë i Robert Ndrenikës:
Ju lutem… mos më kryqëzoni!
Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’!
Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!
Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!
Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???
Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!
Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika!!!