Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve, të cilët tashmë janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një pjesë të studentëve si militantë të PD dhe LSI-së, dhe një pjesë si studentë të vërtetë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociela, Rama shprehet: “Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë?Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”
Ndërkohë studentët e vendosur para Kryeministrisë thanë për “Fax News”: “Kryeministri ja kemi krijuar lehtësinë, i kemi ardhur këtu pranë. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë. Por tek ministria e Arsimit mbaruam punë dhe tani jemi vendosur këtu tek kryeministria. Kjo ishte një strategji e jona për të bllokuar rrugët.
Pasi kjo është një tallje, dhe qeveria nuk po na jep një zgjidhje. Duam zgjidhje. Protesta do të përshkallzohet dhe më shumë. Do të bllokohen disa pika. Nuk jemi të përçarë.
Ne duam të kemi një protestë sa më paqësore. E kam thënë vazhdimisht jemi me kazuën e vërtetë dhe nuk ka pse të ketë përçarje”.
(B.B/ Faxweb.al)