Brenda pak ditësh e vogla e Arbenita Ismajlit dhe Feros feston 2 muaj jetë. Tashmë që nuk rezervohen më për asgjë, mami Arbenita ndan shpesh në rrjete sociale foto të portretit të ëmbël të vogëlushes. Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram disa imazhe të saj dhe e prekur shprehet se koha po kalon shpejt dhe e vogla po rritet.
“Vogëlushja ime do të jetë 2 muajshe së shpejti. Si t’ja bëj që koha të kalojë ngadalë”, shkruan Arbenita në një postim.
M
Mirëpo siç duket modelja ka marrë disa mesazhe të papërshtatshme për fotot e të voglës dhe që atë e kanë mërzitur shumë. Ajo ka treguar se në fakt thjesht ka përdorur një aplikacion për qartësimin e fotos dhe asgjë tjetër.
“Kam përdorur aplikacionin Remini për kualitet. Mësohuni njerëz! Ajo është një engjëll me apo pa të”, ka shkruar Arbenita në një tjetër postim.
Por ajo nuk e ka lënë me kaq dhe më pas ka shpërhyer e revoltuar ndaj mesazheve negative që njerëzit shkruajnë edhe për një bebush.
“Gijthmonë e kam ditur se Instagrami është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita në një tjetër postim.