“Hey shqiptare ju thafshin krahte
Ju shkoj jeta kot s’koti
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don veç ju dashtë Zoti”.
Këto vargje që bënë bujë në rrjetet sociale ishin temë kryesore e emisionit ‘ODA’ nga Edona Haklaj në Fax News. Autori i vargjeve, poeti dhe ‘Mjeshtri i Madh’, Agim Doci ka sqaruar për herë të parë publikisht se ne asnjë mënyrë nuk kishin si qëllim të ulnin vlerën e gruas, por ta ngrinin vlerën e saj për t’i bërë në të njëjtën kohë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në vlerën e femrave shqiptare.
“Me sa duket ata që lexojnë, mendjen e kanë në Laprakë, pasi nuk arrijnë të kuptojnë se burrneshat shqiptare, femrat shqiptare kanë lënë gjurmë më shumë se burrat. Ajo është një prej strofave me të cilën desha me ua ‘shkul veshin’ shqiptarëve. Ne shquhemi si popull trim e liridashës, ndërsa arroganca Europiane e ka quajtur shqiptarin ‘barbar’. Në Konferencën e Paqes në Paris, At Gjergj Fishta ka mbajtur një fjalim monumental shqiptar me të cilin shpjegon se pse ne shqiptarët janë quajtur ‘barbar’ vetëm se kanë mbrojtur sovranitetin e tyre. Ndërsa sot okupatorët kanë varre në Shqipëri, na janë bërë miq, se kemi hyrë në NATO.
Duke filluar me pushtuesit, Osmanët e turqit, jugosllavët që ne veriorët u themi “shki”. Mes të tjerave është edhe kjo strofa e parë që në latinisht është “que vadis”, “ku po shkon Shqipëri”. Edhe Ilirët, këtë emër e kanë pasur se ishin njerëz të lirë, mbështetur në Kanunin e Lekëve jo të Lekë Dukagjinit se s’ka ditur me shkrujt e me lexu ai. Në Kanunin e Lekëve është një paragraf që tregon kulmin e emancipimit të grave që thotë “askush nuk mundet me ra gjak me gratë dhe me marr gjak nga gratë”. Në ’86 kanë votuar gratë në Itali. Ndërsa femrat shqiptare kanë votuar që nga vitet ’20 kur vendi drejtohej nga mbreti Zog. Sot një nga Gjirokastra me mbiemër shumë të nderuar është zgjdhur zv/presidente e Parlamentit Europian. Nëse e do me gjithë mend vendin, natyrisht që bëhesh poet, dhe në krye të letërsisë shqiptare qëndron letërsia e Gegëve, një nga këta është At Gjergj Fishta”, tha Doçi në “ODA”.
Poeti Doçi ka folur edhe për problemet aktuale me arsimin dhe kulturën ku ka theksuar se librat shkollorë botohon me shumë gabimë.
‘Këtë ministren Shahini s’e kuptoj kur flet, duhet përkthys me vete. Unë e kuptoj dialektin e Kosovës sepse kam shkruar vargje që janë kënduar në frontin e luftës. Është e çuditshme që librat çdo vit janë plot me gabime, se librat botohen veç me tendera.”
Ndërsa për Teatrin Kombëtar Agim Doçi thotë se po të bjerë tërmet 9 ballë nuk e luan nga vendi.
“Me ra tërmet 9 ballë, tan Tirana shembet e Teatri nuk bje, se asht struktur e tillë.”
Ndiqni intervisten:
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1300665716771638/
(F.GJ/FAXWEB.AL)