Policia Britanike ka arrestuar një mbështetës të Shtetit Islamik, i cili po planifikonte një sulm terrorist ndaj 100 personave.
Mësohet se 27-vjeçarit Lewis Ludlow nga shteti i Kent ju refuzua qëndrimi në Britaninë e Madhe, në shenjë hakmarrje ai mbushi një kamion me bomba për të sulmuar njerëzit në “Oksford Street’.
Sipas mediave britanike para se të arrestohej, 27-vjeçari ishte shprehur se do t’i bënte britanikët “ta paguanin në gjakun e tyre”.Gjykata britanike e dënoi terroristin me burgim të përjetshëm.
Gjyqtari Nicholas Hilliard QC tha se oficerët kanë gjetur shënime të grisura nga kazanët jashtë shtëpisë së tij, të cilat renditën objektiva të mundshëm, duke përfshirë dyqanin e Disney në Oxford Street dhe thanë se deri në 100 vetë mund të vriteshin në një sulm duke përdorur një kamion të ngarkuar me bombë.
Ai gjithashtu kishte planifikuar sulm ndaj katedrales së Madam Tussaudit dhe Shën Palit.