Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra nga foltorja e parlamentit ku akuzoi mazhorancën se po shpërdoron paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Berisha u shpreh se janë harxhuar shumë para nga buxheti i shtetit për të ndërtuar segmente rrugore që mund të ndërtoheshin shumë herë më lirë.
Gjithashtu ai foli edhe për inceneratorët ku janë zhdukur rreth 200 miliionë euro. Kreu i “Rithemelimit” akuzoi ministrat e qeverisë si konsumatorë droge pasi nuk shpjegohet ndryshe papërgjegjshmëria e tyre.
Sali Berisha: Sikur pini drogë. Nuk mund të konceptoj njerëz pa aryse që flasin në këtë mënryë. Nuk keni përgjegjësi. Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat?Raportet ndëkombëtare thonë se 90% janë zhdukur paratë. Ku janë? 200 milionë euro të taksapaguesve ku janë? Allqi Bllakon e liruan. Ka zbatuar skemën kriminale 1 miliardëshve. Mira ja bëtë Lefterit që nuk jua nxjerr të gjitha.
Discussion about this post