I ftuar ditën e sotme në televizonin Fax News ishte drejtor ekzekutiv i qendrës së “Lëvizjes Vetëvendosje” në Tiranë, Boiken Abazi.
Abazi ka folur për mesazhet që ka dhënë për rajonin por me konkretisht Kosoven dhe Shqipërinë, Samiti i Berlinit.
Gjthashtu ai nuk ka lënë pa përmendur dhe qëndrimin e prerë kundrejtë raportit Kosovë Serbi, madje dhe vizitën e Vuçiç në datë 8 dhe 9 Maj në Shqipëri.
I pyetur nga gazetarja për Samitin e Berlinit, Abazi është shprehur:
“Disa mesazhe ishin të qarta, secili duhet të rregullojë detyrat e brendëshme. Një tjetër mesazh i qartë ishte dhe coptimi i territorit të Kosovës, i cili duhet të ndalur. Sa i përket aktorëve shqiptarë, ne pamë një mungesë koordinimi. Delegacioni i Shqipërisë e ka përgjegjsinë më të madhe. Dua të them që qëndrimi i Haradinaj ka qënë më i mirë se sa ai i Ramës.”
Sa i përketë qëndrimit që mban ‘Lëvizja Vetëvendosja’ lidhur me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë, apo dhe problematika të tjers si për shembull debatet Rama-Haradinaj apo dhe pse mungon koordinimi mes 2 shteteve Shqipëri-Kosovë.
“Ne mendojmë që duhet mbajur taksa 100% e Kosovës por diçka të tillë ta bëjë dhe Shqiperia. Nuk ka pse të bëjë Shqipëria sikur është Zvicra.
Koordinimi mes vendeve nuk po ndodh më sepse ka humbur nacionalizmi, kjo gjë dua të theksojë që është thellësisht ekonomike, dhe pikërisht aty i ka rrënjët.
Sa i përketë debatit Rama- Haradinaj është artificial debate mes Ramës dhe Haradinaj. Dua të them që nga për nga rëndësia kjo gjë është dytësore, nuk duhet të merremi me replika të bëra në Twitter.”
Boiken Abazi ka folur dhe për reagimin zyrtarë të bërë nga institucionëet përkatës lidhur me ardhjen e presidentit Vuçiç në Tiranë.
“Qëndrimi ndaj Serbisë si dhe morali politikë dhe pozicioni që duhet të mbaj vendi nuk po ndodh, sa i përketë Shqipërisë, përveç rastit të Berlinit ka pasur dhe një lloj heshtje me atë çfarë po ndodh këtë javë, i referohem Vucic.
Deklarata zyrtare ka ardhur pas kërkesë së që kemi bërë ne të shtunën. Ne kemi thirrur për një reagim pasqësor në datën 8 Maj, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ne e kemi thirrur këtë qëndrim paqësor sepse janë 2 politikanë, presidenti Serbisë dhe ai Republikës Srpska, me qëndrimet e tyre e kanë bërë të qartë që nuk e njohin Kosovën. Ne dëshirojmë që qytetarët t’a dinë atë që është duke ndodhur. Nuk ka më dinjitet moral, kombëtar apo dhe shoqëror, sa i përketë klasës politike dhe institucioneve përkatëse.
Ata duhet të ulen dhe të diskutojnë dëmshpërblimet e luftës, dënimin për gratë e dhunuara dhe gjithashtu dhe gjithë problemet e tjera. Gjithashtu duha të them për të gjithë që nuk janë përdhunuar vetëm gratë por dhe burrat. Që të dy presidentet e shteteve asnjë nuk i konsideron krimet e luftës.
Unë çuditem se si në Shqipër asnjë nuk e hap gojën për problemet e luftës. Për të gjitha këto për ne kjo thirrje ka qënë e domosdoshme, u kemi bërë thirrje të gjithëve pa asnjë dallim. Aty do të jemi sepse institucionet tona kanë hequr dorë nga shteti dhe dinjteti kombëtar.”
Sa i përketë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nëse ky dialog do të ndikojë në proceset integruese Abazi u shpreh:
“Dua të them që, që nga 2011 janë nënshkurar 33 marrëveshje midis 2 vendeve, madje insistohen që ato mos të hetohen. Jemi këtu që prej 2011 në të njëjtën situatë. Beogradi me këtë qëndrim dhe reagim ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në politkat shqiptare dhe kosovare.
Nuk është menduar kurrë që Tirana të vendoset nën pushtetin e politikave të Beogradit.”
Ndërkohë që Boiken Abazi e ka mbylluar ashpër fjalën e tij duke u shprehur se tashmë ka ardhur koha që Mogherini të zhduket nga ai pozicion që mban aktualisht sepse është duke ‘favorizuar’ ekstremin e djathë.
“Roli i Mogherinit është krejtësisht destruktivë. Qartazi ka mbështetur planet për coptimin e Kosovës. Është për të ardhur keq që edhe ajo nuk po ngre zërin ndaj kësaj situate. Shpresojë që një orë e më parë të largohet nga ai post sepse po i shërben të djathës ekstreme, kështu që le të zhduket më mirë.
Coptimi i Kosovës është luftë me ose pavetëdije. Ne si qendër jemi pjesë e shoqërisë civile. Dua të theksojë dhe një herë së në prtestën e datës 8 Maj thjrrja për pjesëmarrje është nga të gjithë, politikanë, aktorë të shoqërisë civile, qytetarë, djem dhe vajza. Qëllimi i kësaj protest është që të shpallet presidenti I Serbisë dhe si Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska janë “Non grata”.”
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2385314061755814/