Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me pensionistët në lidhje me skemën e pensioneve.
Edi Rama: I keqardhur që kur u indeksua pensioni u hodhën lumenjtë e helmit që i derdhin të gjithë ata që derdhin lot krokodili për ju, por që ju keni jetuar mjaftueshmërisht gjatë për t’i njohur. E dini çfarë kanë bërë për ju atëherë kur kishin mundës, dhe i njihni ata që shfaqen si fytyra të reja, por që janë vijim i të vjetërve.
Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të ishte kaq njësor përpjekja për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve duke u treguar përralla që nuk rrinë as në qiell as në tokë. Indeksimi praktikë e përvitshme, nuk ka lidhje me angazhimin tim dhe tonin për të nisur të përfshijmë pensionistët në ekonominë që rritet.
Ishte vetëm një indeksim ligjor që nuk varet nga dëshira jonë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për ta bërë 4 shtatë.
4.1 përqindëshi, që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 mln euro.