Qeveria holandeze ka mbështetur thirrjen për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘facebook’, nuk e ka fshehur dot gëzimin, ku thotë se fjalët e tij kishin dalë të vërteta.
Sipas kryeministrit, qëndrimi i mëparshëm negativ që Holanda kishte kundrejt Shqipërisë lidhej me çështje politike dhe me zgjedhjet që po zhvilloheshin në vendin e tyre, ndërsa tani që kanë mbaruar zgjedhjet e atjeshme, sipas Ramës, nuk ka më pengesa për Shqipërinë.
Postimi i Plotë i kryeministrit Edi Rama
LAJM TJETËR I MIRË✌️
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim?????
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua?
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim??♂️
Vijon …