“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit”, shkruhet në deklaratën e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Judd Deere me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë.
Më tej deklarata vijon me fjalëst se njohja reciproke midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe eheqja e pengesave që pëngojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje, janë e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë.
“E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të veprojnë tani duke siguiruar edhe mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post