00:31 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Judah ‘skanon’ Samitin e Berlinit: Ndarja e Kosovës nuk është problemi më i madh, ja çfarë i kanoset rajonit

12:06 | 14/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Aleksandar Vuçiç kurrë s’ka qenë më i fortë, Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë më i dobët”

Kur bie fjala tek rajoni ynë, gazetari dhe analisti Tim Judah është një zë me shumë rëndësi. Britaniku i ‘The Economist’ foli në një intervistë për televizionin N1, duke kundërshtuar zërat që thonë se Samiti i Berlinit ishte një dështim.

“Njerëzit thonë se ka qenë dështim, por mendoj se diçka është arritur në Samitin e Berlinit. Ajo që u arrit është se Merkel e ndaloi idenë e ndryshimit të kufijve. Zoti Vuçiç dukej në humor të keq dhe e manifestoi këtë në Tiranë kur tha se dështoi ideja e tij. ‘Berlini’ nuk ishte një dështim siç thuhet. Por është diçka e mirë kur ka një lidership të fortë nga jashtë për Ballkanin”.

Judah tha se kryediplomatja e BE, ‘Federica Mogherini u dha dritën jeshile Thaçit dhe Vuçiçit që të diskutojnë për ndryshimin e kufijve’.

“Nuk do të thotë se ideja e shkëmbimit të kufinjve nuk do kthehet, pasi ka dekada që vjen e shkon, por në Berlin, kancelarja Merkel e stopoi këtë ide”.

Judah tha se ideja e ndarjes së Kosovës është e rrezikshme.

“Ka një diskutim mes njerëzve që njoh, ata janë të ndarë, thonë se nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord për të ndryshuar kufinjtë, kush jemi ne që t’i ndalim. Mendoj se janë gabim”.

“Interesi amerikan për rajonin ka rënë, jo domosdoshmërisht për mirë. Ndryshimi i kufijve, ishte John Bolton që dha dritën jeshile për Vuçiç dhe Thaçin, dhe Mogherini e pasoi,” tha Judah.

Duke folur për ndikimin e vendeve si Rusia apo Turqia në rajon, Judah tha se politikanët e përdorin këtë tezë për interesa të brendshme politike, duke theksuar se ndikimi i përfolur mund të mos jetë aq i madh.

“Politikanët janë ekspertë për të ditur se si të përdorin kartën e influencave të huaja kundër të tjerëve”.

Duke folur për zgjedhjet europiane, Judah tha: “Nuk pres ndonjë gjë të mirë nga Komisioni Europian i ri që do dalë nga zgjedhjet. Nuk pres gjëra të mira”.

Sipas analistit, problemi më i madh i rajonit nuk është tek konfliktet ndëretnike.

“Mendoj se shqetësimi duhet të fokusohet tek problemet e mëdha me të cilat do përballeni në një të ardhme. Njerëzit nuk po mendojnë për zgjidhjet e problemeve të tilla si emigracioni, demografia, depopullimi, numri i ulët i lindjeve.

Kur të zgjidhen problemet në Tiranë, ose mes Serbisë dhe Kosovës, nuk do kenë ngelur më njerëz në vend. Ky është problem i madh për 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme”.

 

Etiketa: ndarja e KosovesSAMITI I BERLINITsituata ne rajonTim Judah
Pas

Çfarë po ndodh?! Rama komunikim me gazetarët: Jep sinjale për marrëveshje me Bashën

Para

Rrëfehet i dënuari përjetë, Dushku: Shqiptarët po i bëjnë rezil (Njihuni me ‘’vrasësin profesionist” dhe planin e arratisjes)

Para
Rrëfehet i dënuari përjetë, Dushku: Shqiptarët po i bëjnë rezil (Njihuni me ‘’vrasësin profesionist” dhe planin e arratisjes)

Rrëfehet i dënuari përjetë, Dushku: Shqiptarët po i bëjnë rezil (Njihuni me ‘’vrasësin profesionist” dhe planin e arratisjes)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.