Klubi i Tiranës është pa trajner pasi tekniku Julian Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen vetëm 4 ditë para derbit.
Ahmetaj nuk ka dalë ditën e sotme në fushën e stërvistjes me ekipin që drejtonte, duke konfirmuar kështu ‘divorcin’ nga bardheblutë e kryeqytetit.
Por ekipi ka vijuar edhe sot stërvitjen nën drejtimin e as ndihmësi i tij Akil Jakupi. Ishte presidenti Refik Halili ai që nuk pranoi dorëheqjen e Ahmetajt pak javë më parë, duke rikthyer ish-trajnerin e Luftëtarit në drejtimin e Tiranës.
Bardheblutë humbën në sfidën ndaj Kukësit të shtunën e kaluar dhe kjo mund të ketë qenë edhe fati që ka përcaktuar ikjen e tij nga drejtimi. Disfata në fjalë e çoi Tiranën në vendin e tetë në renditje, një pozicion i cili në rast se kampionati përfundonte sot do të thoshte ‘play-off’ për zbritjen nga kategoria.