15:56 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Julian Deda: Askush të mos votojë, të gjithë e dimë se nesër do të zgjidhet i njëjti kryetar

22:20 | 21/07/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Julian Deda: Askush të mos votojë, të gjithë e dimë se nesër do të zgjidhet i njëjti kryetar

Në takimin e sotëm në Akademinë e Arteve, aktori i humorit Julian Deda, i cili është gjithashtu edhe anëtar i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje demokratëve që të mos votojnë nesër për kryetarin e ri të kësaj force politike.

Sipas Julian Dedës, në zgjedhjet e nesërme do të fitojë i njëjti kryetar si në zgjedhjet e kaluara-Lulzim Basha.

“Anëtarësia e PD është e ftuar nesër të votojë për të zgjedhur kryetarin, por unë nuk mund të them kryetari i lirisë sepse të gjithë e dinë se do të jetë i njëjti kryetar, jo thjesht se do të jetë i njëjti kryetar por edhe mënyra sesi ky kryetar po zgjidhet është një lajm i keq.”, ka deklaruar Julian Deda.

PJESË NGA FJALA E DEDËS

“Kam hipur në këtë skenë me dhjetëra herë dhe sot është hera e parë që do flas me letër para. Për ata që s’më njohin jam Julian Deda, këtë prezantim e bëj jo si Jul por për partinë Demokratike. Ne nuk jemi këtu për të dëmtuar partinë, sepse dëmtimi i saj do ishte dëmi jonë. Nuk jemi këtu kundër dikujt sepse nuk jemi kundër askujt e as për t’i vënë gishtin askujt brenda partisë tonë, sepse si ne si ata jemi për të njëjtin qëllim. Por çfarë duhet të bëjmë sot që PD të fitojë nesër? Me të drejtë pas meje qëndron slogani: ‘Askënd për të humbur dhe gjithkënd për të fituar’

Ne sot nuk kemi askënd për të humbur, as vetë Lulin. Kemi për të fituar edhe 200 mijë vota që sot na mungojnë, shumë zemra demokratësh që nuk kishin besim tek PD dhe te lidershipi i saj sidomos pas 17-18 majit. E shtoj 18-ën e kuptoni vetë pse. Sot PD i duhet t’i japë besimin shqiptarëve, si një alternativë reale. Ashtu si në ’91-shin kur PD ishte alternativa: ‘liria  kundër komunizmit’, apo në 2005-ën kur ishte alternativë e ndërtimit të shtetit në krahasim me shthurjen e shtetit, por sot përpara se t’i tregojmë shqiptarëve se jemi alternativë bashkimi për ta  duhet të tregojmë se jemi forcë jo përjashtuese për veten tonë. Sepse sot këtu ka njerëz që ndihen të përjashtuar nga PD. Nga vendimmarrja, vizioni që duhet të ketë PD dhe që në fakt nuk e ka.

Anëtarësia e PD është e ftuar nesër të votojë për të zgjedhur kryetarin, por unë nuk mund të them kryetari i lirisë sepse të gjithë e dinë se do të jetë i njëjti kryetar, jo thjesht se do të jetë i njëjti kryetar por edhe mënyra sesi ky kryetar po zgjidhet është një lajm i keq.

Të gjithë kemi thënë fjalë për mënyrën se si u zgjodh kryeëtari i PS, ku u bë referendum se Edi Rama do jetë apo jo kryetar I PS. E njëjta gjë do ndodhë nesër në një mënyrë tjetër. Ne kërkojmë që procesi i zgjedhjeve të bëhet realisht një anëtar një votë, dhe jo të votojnë ata që duam ne. Kurrsesi një ditë zgjedhjesh të rrezikuara. E bëmë këtë gabim në 2013-ën dhe rezultati është sot. E njëjta skemë dhe 4 vjet më pas rezultati do jetë katastrofë. Për këtë ka vetëm një mënyrë, zgjedhje nesër nuk duhet të ketë!” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Julian Dedapartia demokratike
Pas

Pse nuset mbajnë buqetë me lule? 5 fakte interesante

Para

“Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”, ministri Demiraj i zbulon në librin e tij të ri

Para
“Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”, ministri Demiraj i zbulon në librin e tij të ri

“Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”, ministri Demiraj i zbulon në librin e tij të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.