Lidhur me firmosjen e peticionit për prishjen e Teatrit Kombëtar nga 54 artistë mes të cilëve Robert Ndrenika apo Alfred Trebicka, ka reaguar dhe aktori Julian Deda. Ai shkruan se një pjesë të emrave janë të padëgjuar, dhe me ta as që ka ndërmend të merret.
Deda iu drejtohet kolegëve që njeh duke thënë se askush nuk është kudër një godine të re, po kjo nuk mund të bëhet në ‘’kurriz’’ të asaj ekzistuese. Aktori shprehet i bindur se presidenti Meta nuk do ta dekretojë ligjin dhe fton kolegët e tij të jenë të kujdesshëm me firmat që hedhin.
“Të dashur kolegë, po ju drejtohem ju që ju njoh dhe që ju njeh çdo shqiptar, me anonimet e listes nuk kam punë edhe pse ishin shumicë në atë listë, mos e leshoni veten keshtu”.
Askush nuk është kundër ndërtimit të një salle të re teatri, por të gjithë jemi kundër prishjes së godinës egzistuese, siç ishit edhe ju në fillim, s’ka ndryshuar gjë”, shkruan aktori në faqen e tij në facebook.
Reagimi i plotë i Julian Dedës;
Me keqardhje konstatoj se artistet e nderuar dhe disa te tjere qe jane futur ne ate liste sa per ta plotesuar ate, te cilet nje Zot e di kush jane se nuk ja kemi degjuar emrin ndonje here ne jete, qe kane firmosur nje peticion ku i kerkohet Presidentit te Republikes te lejoje ndertimin e teatrit te ri, perseri jane keqperdorur ne menyren me fyese per ta. Me vjen keq qe i perdorin si alibi per te pavertetat e tyre.
Te dashur koleg, po ju drejtohem ju qe ju njoh dhe qe ju njeh çdo shqiptar, me anonimet e listes nuk kam pune edhe pse ishin shumice ne ate liste, mos e leshoni veten keshtu.
Askush nuk eshte kunder ndertimit te nje salle te re teatri, por te gjithe jemi kunder prishjes se godines egzistuese, siç ishit edhe ju ne fillim, s’ka ndryshuar gje.
Une e kuptoj se kjo eshte nje loje fjalesh e stisur nga lubite qe duan ta kafshojne ate toke, prandaj ju kerkoj te mos beheni pjese e tepsise mashtruese dhe propgandes se ndyre te perdorur prej pushtetit.
Edhe diçka te fundit, edhe nje here si gjithmone firma juaj do shkoje dem, sepse Presidenti nuk do ta dekretoje ate ligj dhe atehere do ta ndjeni tamam shfryezimin e emrave tuaj te nderuar per dy gjera, per lojra fjalesh dhe per miliona euro qe i fitojne ata dhe jo ju.
P.s. Mos e leshoni firmen vend e pa vend.
(E.K/FAXWEB.AL)