Aktori i humorit Julian Deda, njëkohësisht anëtar i PD-së ka komentuar zhvillimet e fundit në PD. Ai ka sqaruar se kush është sipas tij “dirigjenti” i statuseve/furçe për kryetarin.
Ai nuk ka dhënë emra por sipas tij është dikush që nuk e do as PD-në as Bashën. Ai po ashtu ka bërë thirrje që të përbuzen ata që ofrojnë dhe premtojnë poste në PD.
Postimi i Julian Dedës:
Thoni ate qe ndjeni, jo ate qe ju kerkohet te thoni.
Aman more, po a e dini ju, se kush eshte “dirigjenti” i statuseve/furçe per kryetarin? Eshte pikerisht ai, qe dikur ishte kunder çadres, duke i thene Lulit se protestat jane demode dhe se me protesta nuk vihet ne pushtet. Eshte pikerisht ai, qe sygjeroi zhdukjen e simboleve te Partise Demokratike nga te gjithe banerat apo posterat, siç jane ngjyrat BLU dhe e bardha dhe logo tradicionale dhe statutore e PD, te cilen nuk e pame asnjehere ne sfond. Per te shkuar me tej tek simboli i Partise Demokratike te Shqiperise dhe simpatizanteve te saj, dy gishtat lart, qe demokrateve e rinj brenda dhe jashte listave per deputete iu vinte zor ti ngrinin. Epo, dikush i propozoi te gjitha keto, se Basha nga mendja e vet nuk i shpiku, por ama beri gabim, qe pranoi kete strategji denatyralizuese te PD.
Pra, jo une, por dikush tjeter nuk e do as PD-ne, as Lulin. Une maximumi, qe po kerkoj eshte nje gare e ndershme dhe e barabarte brenda nesh. Maksimumi, qe po kerkoj eshte te mblidhet Keshilli Kombetar, pjese e te cilit jam edhe une. Maksimumi, qe po kerkoj eshte te respektohet statuti, i cili eshte bere si lecke nga shkeljet e shumta te kembeve me kepuce te pista.
Mos i degjoni, perkundrazi shtyjini me perbuzje ata qe kerkojne t’ju kapin duke ju premtuar poste ne te ardhme, shtyjini dhe peshtyjini, jane matrapaze, nuk jane demokrate.
(M.D/Shuplaka)