Aktori i humorit, aktivist në Partinë Demokratike, Julian Deda, ka reaguar pas komunikimit të përjavshëm të kryeministrit Edi Rama ku ai krahasoi protestën e 18 shkurtit me atë të 21 janarit.
Deda mbështetet në krahasimet e tij bazuar tek protestuesit dhe policia. Aktori shkruan se nuk mund të krahasohen protestuesit e dhunshëm të 21 janarit, që dogjën, shkulën pllaka dhe tentuan Kryeministrinë me ata të 18 shkurtit.
Ai kundërshton Ramën edhe krahasimin e tij të policive në dy protestat, duke u shprehur se në të dyja rastet policia ishte në detyrë dhe e ka bërë shumë mirë punën e saj.
Duke e akuzuar Ramën se do vetëm të përdorë njerëzit, Julian Deda shprehet se nuk mund të ketë asnjë lloj lidhje mes qytetarisë dhe dëshirës për të shkatërruar.
Reagimi i plotë i Julian Dedës:
Degjova me vemendje komunikimin e perjavshem te Kryeministrit ne Facebook. Me beri pershtypje momenti kur ai u shpreh per protesten e 18 Shkurtit, duke e krahasuar me 21 Janarin tragjik.
Nuk eshte aspak e ndershme ta besh ti kete krahasim, sepse ti i pari e di mire si drita e diellit se keto dy momente nuk kane piken e lidhjes me njera tjetren.
Krahasove protestuesit. Nderkohe qe ti e di mire se protestuesit e tu para 6 vitesh ishin urdheruar te merrnin me vete shishe me benzine, ishin orientuar ti vinin zjarrin dhe te hynin ne kryeministri. Shkulen çdo pllake ne bulevard per ta hedhur kunder policise se shtetit. Keshtu filloi apo jo? Mbaroi tragjikisht dhe me ka ardhur, me vjen dhe do me vije keq gjithe jeten per ata njerez te pafajshem, qe mbyllen syte aty. Por ti z. Kryeminister nuk mund te vazhdosh ti perdoresh, por ajo qe do beje mire perpara se te liroje çdo kriminel nga burgu, te perpiqeshe te zbardhje ate ngjarje. Por ti nuk do, se te pelqen ti perdoresh akoma.
Krahasove policine. Prap gabim. Ne e kemi pare te gjithe tashme. Edhe me 21 Janar edhe me 18 Shkurt, policia e shtetit ishte ne detyre dhe besoj se e ka bere shume mire detyren ne te dy rastet. Pra, ty si shef i qeverise nuk te takon te na genjesh sy per sy.
Tani hidhi nje sy fotove. E shikon? Kush mendon se i ka futur policet ne qoshe duke i goditur me gure? Kush mendon se i ka djegur ato makina te piramida, policia? Po ate policin e plagosur te ulur pertoke gati pa ndjenja, kush e goditi me tulle kokes, policia apo njerezit e tu?
Keshtu pra zotri, leri krahasimet. Keto dy tubime s’kane asnje lidhje, sepse nuk mund te kete lidhje mes qytetarise dhe deshires per te shkaterruar e djegur.
Respekt per njerezit qe protestojne paqesisht. Respekt per policine e shtetit ne te dyja rastet.
P.s. Protesta vazhdon.
(XH.A/SHUPLAKA)