Aktori Julian Deda ka reaguar fort në një status në rrjetet sociale kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Shkak për këtë janë bërë fotot e shumta që kreu i Bashikisë publikon me fëmijë të ndryshëm të kryeqytetit.
Deda shkruan se nuk ka skenë më të shpifur sesa të shoh Veliajn me një fëmijë që mbante lopatë në duar, teksa e akuzon atë për pedofili politike.
“O Erion, boll me femijet, ata jane te pafajshem dhe nuk e kane idene se po dalin ne foto me nje perbindesh.
Sot Lali Eri kishte marre nje femijen e rradhes dhe i kishte vene lopaten ne duar. Skene me shpifur nuk kisha pare. Paske qene pedofili politik me i frikshem ne histori mor njeri a çfare je.
Sot nuk e kupton ti, por do ta marresh vesh kur te behesh vete me femije, kur te behesh prind. Gjithsesi atij tendit do ja mbulosh fytyren siç beni ju vipat e medhej, qe doni te ruani sekretet e familjes.
P.s. Kete verejtje ta ka bere dhe stafi yt i ngushte, por ti nuk degjon. E di pse? Sepse je programuar per te qene antipatik”, shkruan Deda në reagimin e tij.