Pas humbjes ndaj Skënderbeut me reazultatin 2-0, trajneri i Partizanit, Mark luliano, ka deklaruar se duhet durim pasi nuk është e lehtë, duke shtuar se kishte parë dhe gjëra të mira nga ekipi i tij.
Në një prononcim për “TVSH” ai tha se kjo ishte pasojë e faktit se në klub kishte filluar gjithçka nga e para.
“Kemi bërë shumë punë, shpesh edhe gjen ekipet të ndryshme që të vënë në vështirësi. Po mundohemi të gjejmë rrugën tonë, po mundohemi të bëjmë gjërat nga e para. Nuk është e lehtë të nisësh një projekt të ri, është më mirë kur të ndihmojnë rezultatet”, tha ai.
Duke komplimentuar Skënderbeun ai tha se skuadra e tij kishte bërë disa gabime.
“Gjetëm një skuadër luftarake, në formë, na vuri në vështirësi. Mëkat se ishte një ndeshje e bukur. Kishte naivitet nga ana jonë, kemi bërë disa gabime, komplimente Skënderbeut”, u shpreh luliano. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post