22:30 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Juncker dhe Rama intimidojnë gazetaren mes Brukselit. Leksione gazetarie për t’iu shmangur pyetjeve (VIDEO)

10:39 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Juncker dhe Rama intimidojnë gazetaren mes Brukselit. Leksione gazetarie për t’iu shmangur pyetjeve (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe kryeministri Edi Rama intimidojnë gazetaren mes Brukselit. Juncker dhe Rama, në rolin e dy kryeredaktorëve i kanë mbajtur leksion gazetarie një prej gazetareve më të guximshme në Bruksel, Erisa Zykës. ”Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja”, ka komentuar Juncker duke vënë në dyshim në mënyrë indirekte aftësinë e gazetares. Pra për Juncker-in, faktet që nxjerrin kolegët tanë në media të tjera, nuk duhen të merren në konsideratë po nuk i kemi publikuar ne vetë. Krejtësisht absurde!

”Unë vetëm mund t’u këshilloj të mos citoni gazetarët e tjerë, sepse kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja.

Ne jemi të befasuar nga reformat që po ndërmerren në Shqipëri, edhe në fushën që ju përmendni por kjo ishte një pyetje për Edin dhe jo për mua.”, i tha Juncke-Zykës, ndërsa Rama tentoi të intimidojë duke i kujtuar se nuk është mirë që flet për Shqipërinë keq.

Në këtë mënyrë ata i janë shmangur pyetjes themelore lidhur me mbushjen e Shqipërisë me drogë dhe krimin e organizuar, duke vazhduar parrullën se janë të befasuar nga reformat në Shqipëri.

KONFERENCA E PLOTË:

Gazetarja Zyka: Erisa Zyka ABC News, pyetje presidentit. Ju e dini që deklarata juaj për Serbinë dhe Malin e Zi se mund t’i bashkohen BE-së në 2025 ka qenë e mikëpritur nga disa dhe e hedhur në dyshim nga disa të tjerë për faktin se që kjo të bëhet realitet, këto vende duhet ta përfundojnë procesin në 2023. Pra pyetja ime është: mendoni se është realiste për këto vende që në 6 vite të përfundojnë procesin duke ditur se vende të tjera e kanë zgjatur më shumë dhe çfarë mund të thoni për vende të tjera si Shqipëria, Maqedonia?

Për kryeministrin: Ju e dini që ndërkohë që keni ardhur këtu me disa rezultate konkrete ju keni mbulim negativ nga shtypi europian për një çështje specifike dhe kjo e lidhur me krimin e organizuar, është prioritet që Shqipëria duhet të përmbushë mes 5 prioriteteve.

Ju keni disa për shembull, nëse shihni ”AFP”-në, ”Newsweek”…droga kokaina, si ju përgjigjeni këtyre shkrimeve? Faleminderit!

Juncker: Unë vetëm mund t’u këshilloj të mos citoni gazetarët e tjerë, sepse kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja. Ne jemi të befasuar nga reformat që po ndërmerren në Shqipëri, edhe në fushën që ju përmendni por kjo ishte një pyetje për Edin dhe jo për mua.

Në fjalimin tim nuk e përmenda Serbinë dhe Malin e Zi. Ok?! Pra mos thoni që unë thashë që Serbia dhe Mali i Zi janë në pikën për t’u hedhur në BE…..

Unë dua që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Europian një ditë dhe kjo është arsyeja pse: unë mendoj që ne jemi afër pikës ku unë mund t’i rekomandoj këshillit hapjen e negociatave.

Rama: Unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë asaj që tha presidenti për shtypin dhe rreth asaj që ju citoni.

Ka artikuj që na citojnë për keq, ka artikuj që na citojnë për mirë por më befason që në këtë mundësi që keni ju citoni ato për keq dhe kjo nuk është e mirë për ty dhe mua sepse jemi këtu për të njëjtin vend që ka një emër: Shqipëri. Faleminderit!”

(V.G/Faxweb)

 

https://www.youtube.com/watch?v=BIgbLx2AAdQ&feature=youtu.be

 

 

Pas

ME VIDEO/ Shqiptari vdes në duart e policëve italianë gjatë arrestimit, çfarë thonë familjarët

Para

Ndiqet dhe grushtohet nga 5 policë, vdes në mënyrë tragjike shqiptari në Malpensa (VIDEO)

Para
Ndiqet dhe grushtohet nga 5 policë, vdes në mënyrë tragjike shqiptari në Malpensa (VIDEO)

Ndiqet dhe grushtohet nga 5 policë, vdes në mënyrë tragjike shqiptari në Malpensa (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.