Raporti i fundit i “EUROPOL-it” i titulluar “Si droga ilegale mbështet krimin e organizuar në BE”, e klasifikon Shqipërinë burimin kryesor të furnizmit me kanabis të Bashkimit Europian.
“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabis bimor që trafikohet drejt Bashkimit Europian.”, thuhet ndër të tjera në raportin e “EUROPOL-it”. Ka qenë Vincent Trieste, gazetari që publikuar këtë raport të fundit të EUROPOL pas deklaratës së fundit të Presidentit të KE-së.
Sjellim në vëmendje që vetëm dy ditë më parë Presidenti i KE Jean Claude Juncker u shpreh për gazetarët shqiptarë në lidhje problemin e kultivimit të kanabisit në vend : ”Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja”.
Me këtë deklaratë Juncker vuri në dyshim në mënyrë indirekte aftësinë e gazetares. Por Vincent Trieste reagoi dje se duke thënë se është për të ardhur keq për reagimin e Juncker.
“Ndermjet mediave mora vesh se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte komentuar mbi ‘ceshtjen e droges ne mediat nderkombetare’ (dhe shkrimi im ne revisten Neësëeek), duke thene se puna e gazetaret nuk eshte te kopjojn njeri tjetri.
Ne fakt eshte per te ardhur keq se Presidenti i Komisionit Europian – nje nga instuticionet me te rendsishme ne BE – te reagon ne nje menyre aq te cudtishme.
Dua ti rikujtoj zotit Juncker qe shkrimi ne Newsweek ishte bazuar mbi disa raporte nderkombetare, duke perfshire dhe vete agjencine policore te BE-se EUROPOL. Do te ishte mire qe zoti Juncker ti lexonte keto raporte.
Por me shume keqardhje dëgjova dhe si zoti Juncker zgjodhi te nderhynte ne nje pyjetje jo te drejtuar ndaj ti. Erisa Zyka – qe per mua eshte nje nga gazetaret me te mire qe ka Shqiperia – nuk beri asgje me shume sesa punen e saj. Prandaj dua te shpreh mirenjohje per Erisa, qe ne fakt eshte nje shembul per cdo njeri qe punon ne media ne Shqiperi. Puna kryesore te nje gazetari eshte te kontrolloj, dhe jo te promovoj. Per te gjithe ata qe duan te lexojne vetem lajme turistike, mund te abonohen shume kollaj tek nje nga qindra revista turistike qe botohen ne bote (dhe nuk kane asnje obligim te ndjekin lajmet te tjera)”, shkruan mes të tjerash Triest.
PJESË NGA RAPORTI I FUNDIT EUROPILIT PËR SHQIPËRINË:
Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabis bimor i trafikuar në BE. Burimi kryesor i rrëshirës së kanabisit të konsumuar në BE është Maroku nga ku është trafikuar në BE kryesisht nga deti dhe transport rrugor. Rrëshirë kanabis me origjinë nga Maroku gjithnjë e më shumë kontrabandohet në BE përtej Detit Mesdhe duke u nisur nga Libia.
Duke përdorur kompanitë e para dhe ndërmjetësit, disa ZKG veprojnë me ngarkesën e tyre anije ose madje edhe flota të vogla të ngarkesave anije që transportojnë shumë ton dërgesat e kanabisit. Rrëshirë kanabis trafikohen në BE në kontejnerë fshehur midis mallrave ligjore. (J.V/Faxweb)