Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në konferencë me kryeministrin Rama ka deklaruar se Shqipëria është afër hapjes së negociatave dhe se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë.
“Kam besim se këto muaj do vijojnë reformat. Unë jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se nëse vijojnë kështu dy tre muajt e ardhshëm ne do të jemi shumë pranë të rekomandojmë Shqipërinë”, th ai.
Ndërsa Rama tha se është i kënaqur që Shqipëria ka arritur këtu me rezultate të prekshme.
“Jam krenar që kam arritur në Bruksel me rezultate të prekshme. Ajo që mund të them në fund është se e lë Brukselin me bindjen se rezultate më të prekshme na presin. Sfida na presin”, tha Rama.
Juncker gjithashtu deklaroi se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë.
Kam qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë këtë personalisht Ramës por do e them publikisht”, tha Juncker.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post