15:43 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jurgen Klopp acarohet keq me Shaqirin, çfarë i tha pas humbjes me Chelsean (Video)

10:10 | 27/09/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jurgen Klopp acarohet keq me Shaqirin, çfarë i tha pas humbjes me Chelsean (Video)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, gjatë ndeshjes së humbur 1-2 me Chelsean në Carabao Cup, u pa disa herë duke i bërtitur Xherdan Shaqirit, i cili u aktivizua titullar dhe qëndroi gjatë gjithë kohës në fushë ndaj bluve të Londrës.

Trajneri gjerman u duk i tërbuar me futbollistin shqiptar, sidomos pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, që sanksiononte eliminimin e “The Reds” nga kompeticioni.

I pyetur për fjalët që i kishte drejtuar 26-vjeçarit, Klopp ka shpjeguar se gjithçka kishte të bënte me ekzekutimin e një goditjeje të lirë në fund të sfidës, që duhej të merrej përsipër nga Shaqiri, ndërkohë që e kreu Jordan Henderson.

Trajneri gjerman donte që Shaqiri të jepte një kros të gjerë për Mohamed Salah në shtyllën e dytë, ndërkohë që Henderson synoi Dejan Lovren, që nuk mundi të bënte asgjë.

“Fola për një goditje të lirë të fundit. Doja që krosimi të ishte për Salah, në shtyllën e dytë, sepse po ta nxirrnim përballë portierit, nuk do të ishte keq. Vetëm kaq ishte ajo bisedë”, sqaron Klopp.

Në fakt, Klopp kishte reaguar i irrituar në disa raste gjatë lojës ndaj Shaqirit, duke i kërkuar vazhdimisht të ngrihej në këmbë dhe të ushtronte presion.

Gjermani i tërhoqi vëmendjen shqiptarit në një tjetër moment, kur qëndroi i shtrirë në zonë, duke insistuar për një 11-metërsh të pa dhënë, ndërkohë që duhej të ngrihej e të vazhdonte lojën.

Pas

Vlorë/ Aksident në unazën e qytetit, plagosen dy persona

Para

Ndarja e bujshme me Seldin, shfaqet për herë të parë Mimoza Shkodra (Video)

Para
Arsyet që çuan në prishjen e fejesës së Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës, kur nisi kriza e parë

Ndarja e bujshme me Seldin, shfaqet për herë të parë Mimoza Shkodra (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.