Policia arrestoi ditën e sotme drejtorin e Burgut të Durrësit dhe juristin e këtij institucioni, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh, të cilat çuan në lirimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit Lulzim Berishës.
Sipas asaj që raporton Panorama, juristi i Burgut të Durrësit,është shtetasi Tedi Labi. Ai madje është i biri i Iljaz Labit, ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i arrestuar për korrupsion në tendera.
Tedi Labi dhe drejtori i burgut Astrit Kote akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për lirimin e Lul Berishës. Këtij të fundit i duheshin edhe 2 vjet e 7 muaj burg që të kërkonte lirim me kusht.(A.R/SHUPLAKA)
Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi: