11:38 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Juristi i klubit: Koliçi dhe Emini janë në kontratë më Kukësin

19:24 | 31/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Juristi i klubit: Koliçi dhe Emini janë në kontratë më Kukësin

Juristi i klubit të Kukësit, Arsen Selmanaj, ka deklaruar dje për “Panorama Sport” se lojtarët që kanë pretendime për t’u larguar nga Kukësi janë me kontrata të rregullta.

“Kontratat e lojtarëve si Koliçi dhe Emini apo kushdo tjetër janë në FSHF. Nga një kopje e kanë edhe ata vetë, por mund t’i shoh apo shqyrtoj kushdo.

Ata janë në kontratë me Kukësin dhe aty nuk ka asnjë filozofi. Për pretendimet që ata kanë, mund të shkojnë kudo, por fakti është që kontratat janë firmosur po nga vetë këta lojtarë. E vetmja gjë që mund të mendojnë lojtarët është t’u japin gaz këmbëve për sezonin e ri me Kukësin.

Çdo gjë është korrekte, nuk ka asgjë për t’u pretenduar, pasi ata i kanë firmosur këto kontrata. Nëse ata nuk i kanë parë apo kuptuar kur kanë firmosur, nuk është çështje për mua. Fakt është se Koliçi dhe Emini janë nën kontratë me klubin e Kukësit dhe letrat janë aty”, deklaroi Selmanaj.

Ndërsa për çështjen e trajnerit Mladen Milinkoviç, juristi i klubit të Kukësit nuk ktheu një përgjigje konkrete. “Nuk di t’ju jap një përgjigje për kontratën e Milinkoviç, sepse nuk jam marrë unë”. Ndërkohë, tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, teksa Luftëtari ka publikuar kontratën e rinovuar të trajnerit serb.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: flet juristikukesi
Pas

Aboneja e shoqëruar me foto? Bashkia e Tiranës: Njoftime abuzive dhe të pamiratuara

Para

Pas lajmit se ka refuzuar të takohet me trajnerin Panuçi, reagon Taulant Xhaka: Dua të them hapur publikisht…

Para
Pas lajmit se ka refuzuar të takohet me trajnerin Panuçi, reagon Taulant Xhaka: Dua të them hapur publikisht…

Pas lajmit se ka refuzuar të takohet me trajnerin Panuçi, reagon Taulant Xhaka: Dua të them hapur publikisht…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.