20:58 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Juristja vodhi 42 mijë euro duke përdorur emrin e tij, reagon djali i ish-ministrit Hajdaraga

21:21 | 28/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Juristja vodhi 42 mijë euro duke përdorur emrin e tij, reagon djali i ish-ministrit Hajdaraga

Djali i ish-ministrit socialist Luan Hajdaraga, Ervin Hajdaraga është përfshirë në dosjen penale të një juristeje 30-vjeçareje të dënuar për mashtrim.

Kjo e fundit, e quajtur Amarilda Leka bënte rolin e sekseres për ulje dënimi ose lirim nga burgu. Ajo kishte mundur të marrë plot 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme duke përdorur edhe emrin e djalit të ish- ministrit.

Juristja u kishte thënë “viktimave” të saj të mashtrimit se ishte nusja e Ervin Hajdaragës, kjo për t’i bërë më të besueshme lidhjet e saj me prokurorët dhe gjykatësit.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Ervin Hajdaraga tregon se nuk e njihte fare juristen në fjalë.

“U njoha përmes gazetës me personin që kishte përdorur emrin tim. Ishte sa e hidhur aq dhe qesharake, sepse unë me këtë person nuk e njoh fare, s’kam asnjë lidhje.

Kur e pashë më erdhi për të qeshur, sepse s’mund ta merrja seriozisht. Edhe gjykata nuk e ka marrë seriozisht këtë mashtruese sepse do më kishte thirrur për një verifikim”, shprehet Hajdaraga.

Për Amarilda Lekën prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”. (D.D/Shuplaka)

Ish-ministri Luan Hajdaraga
Etiketa: Ervin HajdaragaLuan Hajdaraga
Pas

Denoncimi: Mësuesit në Kamëz regjistrohen si komisionerë të PS-së pa u pyetur

Para

Zbulohet çifti monstër në SHBA, nxjerr në shitje foshnjën për 3-mijë dollarë

Para
Zbulohet çifti monstër në SHBA, nxjerr në shitje foshnjën për 3-mijë dollarë

Zbulohet çifti monstër në SHBA, nxjerr në shitje foshnjën për 3-mijë dollarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.