Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti Edi Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se nuk ishte ai “Taulanti nga Librazhdi” që përmend Fredi Alizoti në përgjimin e publikuar.
Paloka thotë se Balla sajoi alibi të rreme për të vërtetuar se nuk kishte qenë në Komisariatin e Fushë Krujës, si dhe udhëtimet me Edmond Begon i konsideroi rastësi.
Duke pasur parasysh edhe mënyrën se si justifikohej ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kur dolën përgjimet e para për ‘Habilajt’, Paloka shkruan “Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese pupilet e Rames”.
Postimi i plotë:
Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese pupilet e Rames.
Kur dolen pergjimet e para te Habilajve ku permendej “Sajmiri” , Tahiri nxitoi te thonte se behej fjale per nje Sajmir “kamionist” e jo per te. Vetem se cuditerisht ketij “kamionistit” i duheshin miliona euro per fushate elektorale.
Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti,deshmitari i rreme , ne video pergjimin e fshehte ,nuk ishte ai…
Po ky qe sajoi dy alibi te rreme per te vertetuar se nuk kishte qene ne komisariatin e F. Krujes po kishte qene ne te njejten kohe ne “takime publike” dhe “per peshk”.
I njejti qe deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhetuar me te “rastesisht” qe nga 2013 me dhjetra here.
(B.H/Faxweb)