Justin Timberlake është një nga personat më të njohur të muzikës në Hollywood. Por ai ka treguar detaje nga jeta e tij në shkollë. Ai treguar se e quanin të ndryshëm dhe të çuditshëm, madje edhe shumë ofendime të tjera.
“Teksa rritesha, në shkollë askush nuk më ka vlerësuar ndonjëherë, aq sa të ndihesha si një person që sjell risi. Ata më quanin të ndryshëm, të çuditshëm, dhe plot ofendime të tjera që nuk mund t’i shpreh dot hapur në televizion. Për fat të mirë, mamaja më tha se të ishe ndryshe ishte diçka e mirë, sepse duke qenë ndryshe mund të bësh ndryshime. Kështu që, këtë natë unë dua të falenderoj mamanë time. Ajo me siguri është duke më parë nga televizori në shtëpi…”, u shpreh këngëtari i njohur.
Ai ka treguar edhe një gjë i kujtohet nga adoleshenca e tij.
“Nuk kanë rëndësi kritikat dhe as personat që flasin keq, apo tallen me vuajtjet e një personi të fortë. Merita në jetë u takon atyre që qëndrojnë në arenë dhe luftojnë, edhe pse mund të jenë gjithë tym, djersë dhe gjak. Të gjithë ata që përpiqen të bëjnë gjërat që duhen bërë, që luftojnë për të qenë në krye, që duan të provojnë lumturinë e arritjeve të mëdha, e dinë se nëse dështojnë, dështojnë duke guxuar për të bërë më të mirën. Shpirtrat e tyre nuk do të jenë asnjëherë të njëjtë me ata që e kanë njohur kurrë fitoren apo humbjen, sepse nuk kanë guxuar”.është shprehur Justin Timberlake. (J.V/Faxweb)