Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë.
Ne nje deklarte per mediat ai tha se do qëndrojë në detyrë derisa të zëvendësohet nga pasardhësi i tij. Deklarata u bë pak më parë në një dalje publike të vetë kreut të qeverisë kanadeze, teksa lajmi u konfirmua edhe nga BBC
“Që nga viti 2015 si kryeministër kam luftuar për Kanadanë, për popullin tim, për vendin, me përkushtim dhe bujari”, ka thënë ai ndër të tjera në konferencë.
Gjithashtu aktivitetet parlamentare janë pezulluar deri më 24 mars, kur të zgjidhet pasardhësi i tij.
Njëkohësisht ai ka bërë me dije edhe largimin si kreu i Partisë Liberale, por ai do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin nga pasardhësi.