15:10 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Juve “hedh farën”, Pirlos i kërkohet të bëhet… Guardiola dhe Zidane

22:36 | 02/07/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Juve “hedh farën”, Pirlos i kërkohet të bëhet… Guardiola dhe Zidane

“Maestro” kthehet për të drejtuar orkestrën bardhezi. Jo më në zemrën e mesfushës së ekipit të parë, por nga pankina e U-23. Po, Andrea Pirlo është gati të rikthehet në komandë, por në një rol të ri, atë të trajnerit. Dhe për përvojën e tij të parë si teknik ai zgjodhi Juventusin U-23, ku do të punojë për të rritur talentet, që duhet të jenë kampionët e së ardhmes.

Do të jetë gjithashtu një moment rritjeje për të në këtë rol të ri, sepse do të bëjë debutimin e tij si trajner. Nga ky “stacion” starti ai do të jetë në gjendje të niset drejt horizonteve të mëdha. Vendimi është marrë. Pirlo është menduar për një kohë të gjatë, ai ka dashur të zgjedhë me kujdes ekipin me të cilin të fillojë rrugën e re.

Ai mori disa propozime, siç zbuloi kohët e fundit, por bëri zgjedhjen më të mirë. Tri vite pas lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur, Andrea Pirlo rikthehet në fushë. Në vitin 2019 mori pjesë në “masterin” e Coverciano-s për “trajneri profesionist i klasit të parë, UEFA Pro”, ndërsa tani do të ulet në stol. Nga teoria në praktikë.

Ende nuk është koha për njoftime të tilla, sepse Juventusi U-23 është në mes të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Fabio Pecchia sapo ka fituar titullin e parë historik, Kupën e Italisë në Serie C, dhe tani do të luajë “play off”-in, duke ëndërruar promovimin në Serie B, shkruan Telesport.al

Në fakt, “goditja” e klubit bardhezi është me “qitje të largët”. Pirlos po i jepet mundësia të ndjekë hapat e Guardiolës dhe Zidane, për t’u katapultuar suksesshëm në stolin e ekipit të parë. “I gjithë ambienti ynë ka mbetur shumë i afërt me Andrea…”, – tha drejtori i zonës teknike, Fabio Paratici, duke na lënë të kuptojmë se ky investim nuk është sot për nesër, as rastësor. Juve dëshiron të imitojë atë që Barcelona ka bërë me Guardiolën dhe Real Madridi me Zidane.

Pra, ka qëllim të rrisë trajnerin e së ardhmes në shtëpi, duke filluar nga skuadra e dytë e klubit. Pep filloi nga Barça B, Zidane nga Real Madridi B. Të dy janë ngjitur në majë tashmë. Kush e di, edhe Pirlo do të jetë në gjendje të rimarrë shembullin e dy kolegëve të shkëlqyeshëm dhe të arrijë në stolin e ekipit të parë të Juventusit në të ardhmen e afërt. Sfida për të ka filluar.

Pas

Trump gati për ta firmosur: Dènohen të gjitha bankat që bëjnë biznes me Kinën

Para

A do të rikthehet Jozefina Topalli në PD? Habit Edi Paloka: Nuk është larguar asnjëherë, ajo është pjesë e partisë

Para
A do të rikthehet Jozefina Topalli në PD? Habit Edi Paloka: Nuk është larguar asnjëherë, ajo është pjesë e partisë

A do të rikthehet Jozefina Topalli në PD? Habit Edi Paloka: Nuk është larguar asnjëherë, ajo është pjesë e partisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.