Juventus ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Romës në kuadër të javës së 17-të të Serisë A.
Bardhezinjtë i falen golit të minutës së 14′ të shënuar nga Higuain. Sulmuesi argjentinas i dhuron tre pikë të arta skuadrës duke e mbajtur në vendin e parë të tabelës më 42 pikë, 7 më shumë se kryeqytetasit që e ndjekin pas.
Me golin e shënuar ndaj verdhëkuqve, Higuain shkon në kuotën e 10 golave për këtë sezon.
Të dy ekipet luftuan deri në fund për të gjetur rrjetën, por vetëm Juve doli e fituar në këtë duel, pasi realizoi që në minutat e para të takimit.