Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit, pas suksesit ndaj Juventusit, foli për mediat, duke thënë se do tiu jepte nga dy ditë pushim lojtarëve.
“Ishte një fitore e grupit, e djemve. Do t’i jap dy ditë pushim. Më keni quajtur idiot ose sikur merresha me barcoleta, por kur shihja që në stërvitje punohej mirë dhe nuk vinte rezultati, habitesha edhe unë. Djemtë po japin gjithçka. Natyrisht, me një fitore nuk kalon momenti i keq, do të flas pas tre ndeshjeve të radhës. Objektivi? Kuota e 40 pikëve fazën e dytë të kampionatit”.
“Më keni masakruar, sigurisht, dhe ma keni bërë mirë. Por, mendoj se meritoj të drejtoj këtë skuadër”, është shprehur më tej Gattuso.
Kujtojmë se Napoli korri një fitore fantastike dje ndaj Juventusit në “San Paolo”, pikërisht atëherë kur askush nuk e priste. Skuadra e drejtuar nga Gattuso ka mundur 2-1 kampionët e Italisë, me golat e Zielniskit në pjesën e parë dhe Insignes në pjesën e dytë (falë edhe devijimit deçiziv të De Ligt).
Polaku mposhti bardhezinjtë pas një kundërsulmi model, ndërsa kapiteni me një goditje fluturimthi.
Cristiano Ronaldo ka shënuar në fund por goli i 17-të në Serie A këtë sezon nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen. Portugezi ka përfituar nga një krosim i gjatë pas krahëve dhe me dinakëri ka mposhtur portierin Meret.