Paul Pogba është një emër që qarkullon si transferim i mundshëm në Torino për çdo sezon të merkatos që prej ditës që ai u largua nga Juventus.
Tifozët e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë që francezi të vesh sërish fanellën bardhezi, një operacion i vështirë në këtë kohë krizë, por mund të bëhet realitet vetëm nëse Cristiano Ronaldo rikthehet në “Old Traford”.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez po shqyrton mundësinë për tu transferuar tek Man.United në fund të sezonit. Nëse kjo tratativë nis të marrë formë atëherë palët, Juventus dhe Man.United, mund të përfshijnë në negociata edhe Pogba në mënyrë që të ekipet të ulin kostot e këtij operacioni. Kujtojmë që të dy lojtarët janë nën kontratë me ekipet respektive deri në vitin 2022.