Juventus është përforcuar në merkato teksa ka siguruar shërbimet e Joao Mario.
Mbrojtësi i krahut, i cili vjen nga Porto, ka nënshkruar kontratë, të vlefshme deri në vitin 2030.
Në sezonin e fundit në Portugali, Mario luajti 27 ndeshje, duke dhuruar paraqitje pozitive. Debutimi i tij te Juventus në një ndeshje zyrtare mund të vijë në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Parmës me 24 gusht.