Ajo çfarë ka ndodhur është e pabesueshme sonte në natën e dytë të ndeshjeve të Chammpions League ku u luajtën dy takimet që do të përcaktonin dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste.
Juventus ka bërë atë që pak kush mund ta besonte se do të ndodhte ku ka përmbysur Realin e Madridit duke e mundur me rezultatin 1-3 në Satmntiago bernabeo, ndërsa galaktikët kishin fituar ndeshjne e parë në transfertë me rezultatin 0-3.
Juventus ishte shumë pranë realizimit të mrekullisë por një penallti shumë e dyshimtë për Realin në minutën e 93 i ka shkatërruar gjithçka. Ronaldo shënoi duke shuar shpresat e bardhezinve që me atë që treguan sonte mahnitën botën. Ndërkohë që Sevilla me Bayern përfundoi 0-0, por Bayern kulaifikohet falë fitores në ndeshjen e parë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post