Është finalja e dytë radhazi për “Reds” dhe Jurgen Klopp po përgatitet që Liverpool të marrë një rezultat pozitiv kundër Tottenham, pas humbjes që pësuan sezonin e shkuar nga Real Madrid.
Klopp pëlqehet nga shumë skuadra dhe gjermani është ndër ata që bën futbollin më të bukur në botë. Juventus ka shfaqur interes për të prej kohësh, teksa presidenti Agnelli dëshiron një emër të madh për të pasuar Massimiliano Allegrin.
Klopp e ka bërë të qartë se ai është i Liverpool dhe ka kontratë deri në vitin 2022 me klubin anglez. Gjithsesi për të është e vlefshme një klauzolë që i jep mundësi largimi nëse ai bindet nga ndonjë klub tjetër.
Duhen plot 36 milionë euro për ta rrëmbyer trajnerin gjerman nga “Reds”. Një shumë goxha e lartë që Juventus duhet të paguajë për të, plus që duhet llogaritur kontrata e tij e re që do të ishte goxha e shtrenjtë.
Gjithsesi para se të shkojmë deri në këtë hap, duhet të bindet Klopp fillimisht dhe më pas procedohet me klubin e Liverpool. Duket e vështirë për të ndodhur, por merkato rezervon gjithmonë surpriza dhe më tepër është një informacion që tregon se edhe 51-vjeçari e ka një çmim.