Juventus është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra italiane në gjysmëfinalen e kompeticionit eliminoi Monakon, pasi e mposhti me rezultat 2 me1 dhe nga të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4 me 1.
Golat për Juventusin i shënuan Mandzukiç në minutën e 33-të dhe Alves në minutën e 45-të.
Për francezët shënoi talenti 18-vjeçar, Mbappe Lottin në minutën e 69-të.
Juventusi në finale pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid. (M.D/Shuplaka)