Skuadra e zemrës e kryeministrit Edi Rama, Juventusi ka fituar sot titullin kampion të Serisë A pas përballjes me Krotonen.
Bardhezinjtë mundën sot me shifrat 3-0 Krotonen për të siguruar matematikisht trofeun një javë para fundit.
Mandzukic dhe Dybala shënuan në pjesën e parë dhe mbyllën llogaritë me Crotonen, e cila vinte me pretendimin për të marrë pikë në Torino, ndërsa Alex Sandro shënoi golin final.
Kjo është hera e 6-të radhazi që Juventusi fiton këtë titull, si edhe e 33-ta në historinë e klubit italian. (D.D/Shuplaka)