Barcelona është hakmarrë ndaj Juventusit sonte në ndeshjen e parë në grupe, evlefshme për kompeticionin e Champions League. Katalanasit kanë dominuar takimin duke shënuar plot tre herë por edhe duke humbur raste të tjera shënimi. Lionel Mesi ishte njeriu i ndeshjes i cili edhe hapi takimin në fund të pjesës së parë ku u shënoi italianëve në minutën e 45 të takimit.
Pjesën e dytë Barcelona e nisi përsëri me marsh të lartë dhe goli i radhës u shënua nga mesfushori Rakitiç në minutën e 56 të takimit.
Për t’i vënë vulën mendoi përsëri ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Mesi. Ai pasi mori një passim nga mesfusha shmangu me lehtësi mbrojtjen juventine dhe shtangu portierin Bufon që nuk i kishte shënuar paara kësaj ndeshje, me një goditje mjaft të mirë duke e vulosur rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Juvenusi dhe talenti Dybala bënë shumë pak në këtë takim për të marrë një rrezultat pozitiv. (B.H/Shuplaka)