Juventus është mundur 4-2 këtë të shtunë në shtëpinë e Sassuolos.
Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh që në minutën e 12′, por ditën të reagonin pasi barazuan vetëm 9 minuta më vonë. Megjithatë, Berardi në fundin e pjesës së parë, mendoi të çonte në pushim Sassuolon në avantazh duke shënuar të dytin.
Me fillimin e së dytës Allegri bëri disa ndërrime, të cilat për momentin dhanë rezultat, pasi Chiesa barazoi në të 78-tën. Por vetëm 4 minuta më vonë, Pinamonti çoi sërish në avantazh vendasit duke shënuar golin e tretë.
Në fundin e sfidës, si për t’i komplikuar gjërat dhe më shumë, lojtari i Juventusit Gatti shënoi në portën e tij, duke i dhënë golin e katërt Saussuolos.
Lojtari i kombëtares sonë, Nedim Bajrami ishte titullar për 85 minuta, atëherë kur u zëvëndësua nga Defrel.
Me këtë humbje Juventus dorëzon vendin e dytë tek Milani, i cili fitoi sot përballë Veronës.
Discussion about this post