Juventus ka mundur Lazion me rezultatin 3-1 në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Vlahovic dhe Chiesan, ndërsa në të dytin ishte sërish serbi që shënoi dhe të tretin.
Për miqtë shënoi Luis Alberto duke shkurtuar përkohësisht diferencën në 2-1, në të 64-tën.
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj luajti deri në fillim të pjesës së dytë për Lazion, duke u zëvëndësuar nga Pellegrini.
Me këtë fitore skuadra e Allegri shkon në kuotën e 10 pikëve pas 4 javëve, duke marrë dhe kreun e renditjes.
Megjithatë bardhezinjtë duhet të presin edhe mbarimin e derbit të Milanos, për të parë se kush do ta mbyllë këtë javë në krye.