Juventus do të luajë një tjetër miqësore sot, që në fakt ishte programuar për në orën 13:00, me 11-shen më të mirë të K-Team, që është kampionati i Koresë së Jugut.
Ndeshja është shtyrë për në orën 13:50, sepse autobusi i skuadrës së Juventusit ka ngecur në trafik dhe iu është dashur rreth dy orë për të mbërritur në stadium, arritën vetëm në orën 13:21.
Trajneri Sarri ka zgjedhur formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, ku dallohet mungesa e Cristiano Ronaldo dhe aktivizimi i Higuain.
Formacionet e skuadrave:
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cancelo, de Ligt, Rugani, Beruatto; Emre Can, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Higuain, Mandzukic.
TEAM K-LEAGUE (4-3-3): Hyeonwoo; Hongchul, Valentinos, Youngsun, Yong; Osmar, Bitgaram, Bokyung; Cesinha, Donggook, Eder.